M.Canka: REXHEP EF. LIKA – NJERI I PAQES

“Shumë sukses mund të arrihet në paqe dhe në dashuri, por në grindje dhe keqkuptime mund të humbasim të gjithë”, më tha kryeimami i Ulqinit në një intervistë për Deutsche Welle haxhi Rexhep ef. Lika.

Ky ishte vërtet një njeri i paqes. Është amanet i tij dhe një lloj vakëf shpirtëror.

Ef. Rexhepi e dinte se duhet paqe me Zotin e dashur dhe me njerëzit. Se na nevojitet edhe horizontalja ashtu edhe vertikalja.

Do të na mungojë qetësia, fjalët e ngrohta dhe mençuria e tij.

Ne që patëm bekim t’i dëgjonim hytbet e tija, si dhe familjarët dhe miqtë, do ta ruajmë kujtimin e këtij njeriu të mrekullueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…