M. CANKA: SHQIPJA NË ULQININ TONË

563239_104172676435013_970633090_nJanë vërtetë të thella rrënjët e shqiptarëve në Ulqin dhe ato padyshim datojnë që nga themelimi i këtij qyteti të mrekullueshëm në shekullin e pestë para epokës së re. Që nga ato kohëra nëpër këtë rajon kaluan nëntë qytetërime të mëdha (dhe po aq pushtues), kurse shqiptarët gjatë gjithë atyre 2500 viteve ruajtën jo vetëm veçantinë e vet nacionale, por edhe atë kulturore dhe linguistike. Ata mbetën të tillë siç ishin, gjithëherë krahëhapur ndaj tjetrit dhe të panjohurit.

Por, një gjë e tillë nuk ishte aspak e lehtë, ngase gjatë këtyre dy mijëvjeçarëve e gjysmë ka patur fare pak periudha prosperiteti dhe zhvillimi të gjithëmbarshëm. Nëse analizohen shkaqet se si dhe përse ulqinakët ruajtën përkatësinë e vet nacionale dhe gjuhësore, arrihet deri te dy moment kyçe.

Momenti i parë është insistimi i tyre permanent për një autonomi lokale në kuadër të të gjitha shteteve, nën sundimin e të cilave ndodhej qyteti i tyre, kurse i dyti është afërsia e Shkodrës, i cili tashmë 2500 vite është qendra më e rëndësishme e shqiptarëve dhe qyteti më interesant i Ballkanit Qendror. Gjithashtu është interesant edhe fakti se venedikasit dhe osmanlitë, të cilët që nga viti 1421 deri më 1880 administruan këtë qytet, nuk kishin ambicje për t’i asimiluar shqiptarët. Administratori venedikas për Dallmacinë Gjanbatista Gjustiniani, në vitin 1553 i cilëson ulqinakët shprehimisht si shqiptarë (Albanesi), “Parlano lingua albanese, tutta differente della dalmatina”, (“flasin gjuhën shqipe, që ndryshon krejtësisht nga ajo dalmate”). Njohësi më i mirë i kësaj treve, historiani kroat me origjinë hebreje, Milan Shufllaj, thekson se “në Ulqin shqipja ka qenë gjuhë amtare e të gjithë qytetarëve në shekullin XVI”.

Një konstatim të ngjashëm në vitin 1610 e jep kleriku katolik Marin Bici. Ai i shkruan Papës së Romës se “banorët e Ulqinit nuk flasin ndonjë gjuhë tjetër veçse shqip dhe turqisht”.

Dhe kjo është më se e vërtetë: populli fliste shqip, kurse administrata mbahej në turqisht. Ishte gjithësesi e rëndësishme që turqishtja nuk ishte gjuha e Kur’anit, përkatësisht se gjuha osmane nuk ka qenë në përdorim në çështjet fetare. Përqafimi masiv i gjuhës shqipe si gjuhë themelore nga ana e imigrantëve të shumtë në Mesjetë, dëshmon edhe për pranimin e fuqisë së kulturës shpirtërore shqiptare në Ulqin.

Gjuha e folur ka qenë mjet komunikimi midis njerëzve, e jo mjet dallimi mes tyre. Së këndejmi edhe hebrenjtë, aromunët dhe ardhësite tjerë nga veriu i Afrikës, nga Greqia apo Mali i Zi e pranuan shqipen si gjuhë të vetën duke jetuar në mesin e grupit më të madh që fliste këtë gjuhë. Pra, asimilimi gjuhësor, etnik dhe fetar ndodhi në shkallë lokale dhe ishte mbi baza vullnetare, i themeluar në ndikimin relativ të grupit që përbënte shumicën.

Turqizmat dhe romanizmat janë edhe tani e tutje realitet i gjuhës sonë shqipe, si të asaj të folur, ashtu dhe asaj të shkruar. Ato gjuhës i japin hijeshinë, ngrohtësinë specifike dhe llojllojshmërinë leksikore, duke mos e cenuar në asnjë mënyrë normën e saj. Pa turqizma dhe romanizma, në kohë të fundit edhe sllavizma, gjuha jonë do të zhvishej nga hijeshitë e saj magjepsëse që e karakterizojnë atë. Por, ajo gjithmonë ka qenë dhe mbetet gjuha jonë shqipe!

E për aq më tepër dialekti i tij ulqinak konciz, melodik, i begatë. Është detyrë e jonë historike që ta ruajmë këtë gjuhë të mrekullueshme, në realitet ta ruajmë vetveten. Historia është dëshmitarja dhe mësuesja jonë e mjaftueshme. Jemi pasardhës të dikujt, e me ndihmën e Zotit, do të jemi edhe paraardhës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca