M.Canka: Ullishta e Ulqinit dhe Tivarit – pasqyrë e shenjtërisë

Tivarasit dhe Ulqinakët e konsideronin pelegrinazh punën në ullishtat e tyre, të bindur se po shkelin në hapësirën e shenjt (Vestigia Dei), e cila si e tillë është e mbrojtur. Sepse, ulliri nuk është vetëm fryt: ai është edhe i shenjtë, bimë e bekuar e cila shpesh përmendet në librat e shenjtë, gjurmë e gjithëpranisë së Zotit.

Në Tivar krenohen me ullinjtë e moçëm që në territorin e kësaj komune janë rreth 110.000, pohojnë se pikërisht ulliri është emri Tivarit dhe në veçanti krenohen me Ullirin e Moçëm në Mirovicë, i cili u mboll në shekullin 3 para erës së re, respektivisht që në periudhën antike.

Takimi me të cilin, siç shkruan shkencëtari çek F.Shishtek, e shtynë çdo njëri të mendojë për jetën, vazhdimësinë dhe kuptimin e ekzistencës. “Ulliri i Moçëm është aty ku është, ku gjithmonë ishte. Aty me shumë mundësi do të jetë edhe pas nesh. Rron dhe ekziston. Dëshmon dhe pëshpëritë për fatet, atyre që dëgjojnë”, shton ky akademik.

Edhe ulqinakët, gjithmonë, me kënaqësi i çonin mysafirët e tyre për të vizituar Ullishtën e mrekullueshme, kompleksit unik me rreth 85.000 rrënjë të vjetra të llojit autokton “vajuk”.

Shkenca e vërtetoi se vaji që fitohet nga ullinjtë e moçëm është karakteristik, gjegjësisht më cilësor dhe më i vlefshëm se vaji i fituar nga trungjet e reja. Ekologu gjerman Mihael Miler thotë se “çdo pemë e ullirit vlen sa një hotel”. Ato janë, pra, thesare të çmueshme të këtyre qyteteve, një nga themelet e rëndësishme të identitetit, autenticitetit dhe autoktonisë tonë.

Duke u nisur nga këto postulate, shumë njerëz të mirë i kanë lënë një pjesë të ullinjve, në formë vakëfi, bashkësive fetare të bindur në të vërtetën e vjetër: atë që njeriu e hanë, atë e shkatërron, atë çfarë e vesh, atë e gris, e atë që e jep për bamirësi, ajo e amshon. Kështu, vetëm në pronësi të Bashkësisë Islame në këto dy komuna janë rreth gjashtë mijë rrënjë ullinj.

Në ullishta janë ndërtuar bukur rrugët dhe kalldrëmet, me dhjeta kilometra mure guri, shumë burime uji. Deri para pak kohësh s’kishte tela dhe pengesa, dhe shumë mirë dihej kujt çka i takon. Njëjtë sikur kishte fryte dhe vaj, në vitin kur prodhimi ishte i mirë, për të pasurinë dhe të varfrin. Patjetër, një pjesë e madhe u eksportua.

Sesa ishte i vlerësuar ulliri flet fakti se pranë tij nuk është kryer nevoja e vogël, e sidomos jo e madhja.

Në ullishtë (deri në ditët e sotme!) asnjëherë nuk është ndërtuar, por vetëm në shpatet e saja. Ky është rasti, për shembull, me villen rustica, gjegjësisht me pushimoren verore e cila në shekullin 6 u ndërtua në fshatin Krruç. Bëhet fjalë për ndërtesën e parë civile reprezentuese në këto hapësira nga antika e vonshme dhe Bizanti i hershëm, në hapësirën e cila për shkak të kushteve të jashtëzakonshme natyrore, është shumë e dobishme për organizmin e njeriut.

Mirëpo, ky fshat mu në breg të detit, njihet më së shumti për nga harmonia e tre konfesioneve të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ulcinj Art Festival”: PROJEKTI “AIDA” BASHKON AKTORËT NGA ITALIA, SHQIPËRIA DHE MALI I ZI

TV Ul-info: PLAZHI I GRAVE DHE PELOIDI – PASURI NATYRORE TË ULQINIT

TV Ul-info: FAL DONATORËVE, QENDRA “SIRENA” E PËRGATITUR SA I PËRKET MASAVE MBROJTËSE

Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN
Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN

Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes Hotelerike – Turistike “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq përsëri paralajmëroi për rrezikun e erozionit në Adën e Bunës. “Nëse asgjë nuk bëhet, objektet dhe plazhi në

Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029
Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq solli vendimin për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2029. Ky dokument, i cili pas Planit Hapësinor –

Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)
Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)

Në moshën 92 vjeçare ndërroi jetë Hysein Ceno Kapllanbegu. Ishte i lindur në Ulqin, ku edhe kaloi trë jetën e tij të gjatë. Ka punue edhe në Perast. Në shitoren “Napredak” të Gjakovës ka kalue kohën e

Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE
Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE

Zgjedhjet brendapartiake qëndrojnë në korelacion të drejtpërdrejtë me zgjedhjet elektorale qofshin ato vendore, parlamentare ose presidenciale. Kisha thënë se zgjedhjet brendapartiake dhe zgjedhjet elektorale,

Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI
Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI

Pas përvetësimit të plotë të librit të shenjtë (mësimit përmendësh), 14 vjeçari Muhamed Ukoshata, u shpall Hafiz i Kuran-it. Mësimet i ka kryer në Shkodër  aty ku aktualisht është duke ndjekur edhe mësimet