M.Dollaku: NUK KAM ASNJËFARË ÇËSHTJESH TË PAZGJIDHURA

Ulqin, Ulcinj, PanoramaAfaristi Mustafa Dollaku, të cilit në oborr të shtëpisë në qendër të Ulqinit parmbrëmë iu hodh pajisja shpërthyese, tha se ndjenë  dhe siklet për shkak të këtij akti.

“Jam i sigurt që kësaj gjëje nuk i kontribuova. Me përgjegjësi pohoi se me askënd nuk kam çështje të pazgjidhura”, shkroi ai në deklaratën e shkruar dërguar medieve.

Dollaku shprehu bindjen se organet kompetente dhe institucionet të cilët kryejnë hetimin së shpejti do të njoftojnë opinionin se kush qëndron pas kësaj, gjegjësisht kush është organizator dhe autori i këtij akti kriminal.

“Unë të gjithë dijenitë e mija i deklarova menjëherë. Vetëm në muajin e fundit kisha tre kërcënime të drejtpërdrejta”, tha ai dhe shtoi se ka frikë për sigurinë e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…