Fusha e Ulqinit për rreth Liqenit të Zogajve ka paraqitur sipërfaqe të rëndësishme të bujqësisë për Mal të Zi. Duke marrë parasysh se niveli i ujit në liqe ka osiluar në amplituda të mëdha, këtu prodhimet bujqësore në këtë hapësirë i ka bërë të pasigurta.
Problem tjetër të madh paraqet fakti se ky rajon moçalor ka qenë përplot me mushkonja të cilat kanë përhapur malerien.
Këtë problem e ka zgjedhur princi Nikolla Petroviq në vitin 1885. Kanali është hapur nga Liqeni i Zogajve deri tek skelja Gjerane, rreth 4.5 kilometra i gjate nëpër të cilin është derdhur në det. Pas punëve te zhvilluara ka rënë niveli i ujit dhe më këtë është tharë kompleksi i madh i tokës së bukës në fushën e Ulqinit.
Me grumbullimin e rërës dhe dheut kanali është dashur çdo te tretin apo të katërti vit të pastrohet, kurse një pastrim i këtillë është bërë në vitin 1888.
Në fund të shekullit XIX rajonin e veriut të Shqipërisë së sotme e kanë goditur të rreshura të mëdha dhe vërshimet e lumenjve. Drini me një degë ka depërtuar në Bunë nga jugu i kalasë së Rozafës dhe ka shkaktuar vërshime në komunën e Ulqinit. Atëherë nën ujë ishte fusha e Ulqinit, Zogaj, Shtoi dhe Plazhi i Madh.
Uji është derdhur përmes bregut të Bunës dhe me shpejtësi të madhe ka rrjedhur nëpër Liqe te Zogajve dhe kanalin e hapur drejt detit duke zgjeruar kështu kanalin dhe duke bartur sasi të mëdha të tokës në Detin Adriatik.
Me rastin e këtij erozioni të madh, është krijuar skelja e Gjeranit ose Port Milena e quajtur më vonë sipas mbretëreshës Milena. Ky kanal ka qenë i gjate 2.5 kilometra, i gjëre 150 deri 200 metra dhe i thellë prej 5 deri ne 10 metra.
Deri në vitin 1930 Port Milena është mirëmbajtur dhe ka qenë i lundrueshem prej Bunës deri ne det.
Në periudhën prej vitit 1927 deri në vitin 1934 është ndërtuar Kriporja e Ulqinit. Për shkak të sigurisë së saj e ka ndërtuar digën përgjatë Bunës duke ndaluar kështu derdhjen e saj.
Deri në vitin 1950 gryka e Port Milenës tek kepi Gjeranave ka qenë i lundrueshëm sepse vazhdimisht e kanë mirëmbajtur duke e çilur me eskavator.
Nga viti 1950 e deri më sot, për shkak të ndërtimit dhe zgjerimit të lagjeve përreth Port Milenës, ajo vjen duke u ngushtuar dhe duke u bërë më e cekët. Kanali Milena ngushtohet dhe mbyllet përgjatë gjatësisë së tij nga shtresat e materialit që vijnë nga vërshimet, pastaj derdhja e prrojeve dhe me një masë të madhe nga sjellja shumë e keqe e individëve, të cilët i hedhin mbeturinat në zonën e bregut, por e
ngushtojnë kanalin e Milenës. Prandaj për këto shkaqe rrjedhin vetë ujrat anësore ndërsa sasia e ujit të ndotur mbetet. Këto probleme e bëjnë Kanalin e Port Milenës sot të ndotur dhe të palundrueshëm.
Në Kanalin e Port Milenës i cili ka qenë i begatshë m me peshk kanë ekzistuar disa kalimera. Sot nuk ka peshk se është i ndotur me ujëra të zeza.
(Muhamet Gorana është nxënës i shkollës „Mareshali Tito“, klasa VII-6. Teksti u botua në revistën shkollore „Dulcinea“.)