Nga Sekretariati për Investime Kapitale për Ul-info kanë njoftuar që sot kanë filluar punimet për regullimin e parkingut prapa Komunës me vlerë afro 120 mijë euro.
Me këto punime që pritet të përfundojnë brenda dhjetë ditëve do të përfitohen 60 vend parkime të reja që do të jenë në shërbim të “Parking Service”.
Serketari i Sekretariatit për Investime Kapitale pranë Komunës së Ulqinit, Minir Karamanaga ndër të tjera theksoi që ky investim do të lehtësojë problemin me parking në këtë Komunë, i cili përveç se tek qytatarët paraqet një problem shqetësues edhe për turistët gjatë sezonit verorë.