M.Kastrati: Fëmijët në bashkëpunim me te rriturit – për fëmijët

Qendra për punë Sociale – Ulqin në krye me drejtoreshën Marina Kastrati iu bashkua Komunës së Ulqinit, Parlamentit dhe Organizatës Turistike në Shënimin e 1 Qershorit, Ditës Botërore të Fëmijëve duke u përjekur që këtë ditë t’a ngrisin në nivel të duhur.
Kastrati për Ul-info deklaroi që një ndër qëllimet kryesore që iu bashkuan kësaj nisme për shënimin e ditës së fëmijëve është përmirësimi i kualitetit jetësor dhe nxitja për një jetë më produktive.
Pikërisht në këtë datë, të gjitha Institucionet parashkollore, Qendra Ditore, Shkolla e Muzikës dhe Baletit si dhe shkollat fillore në Ulqin, kane dhënë kontribut të përbashkët.
Përmes aktiviteteve të shumta në këtë ditë, femijët kanë pasur rastin që në menyrë kreative te bashkpunojnë dhe të zhvillojnë relacionet e shëndoshta ne mes bashkëmoshatarëve.
Qendra për punë sociale- (Njesia rajonale Ulqin) ka promovuar në këtë ditë parandalimin e dhunës në mes bashkëmoshatarëve, në bashkëpunim me Organizaten IPO.
Duke marre parasysh atmosferën shumë nxitëse, femijët kanë treguar interesim shumë të madh për këtë datë kurse shkollat dhe institucionet parashkollore kanë treguar edhe një herë kuptimin e bashkëpunimit me Qendrën, tha ndër të tjera drejtoresha Kastrati.
“Mesazhi im është që fëmijët të kenë vetëbesim dhe të synojnë të realizojnë endërrat e tyre. Sidomos kur perballen me stagnim apo probleme, sepse çdo problem ka zgjidhje, kurse në raste që femija se bashku me të afermit e vet nuk mund te vijnë deri te zgjidhja, në këtë rast mund të paraqiten pranë sistemit përkrahës qe është 24 ore ne dispoziocion, për të mirën e fëmijeve.

Perfundimisht deshiroj të ceki se jo vetëm në këtë ditë, por gjatë 12 muajve të vitit  ato jane tema më e rendēsishme – femijët”, shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi