Dizajnerja e talentuar ulqinake, Mahmudije Nimanbegu është zyrtarisht një nga dhjetë finalistët e “Muza Competition” .
Prapa këtij projekti qëndron Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, e që ka për qëllim ruajtjen e vlerave të veshjeve dhe kostumeve tradicionale, duke i miksuar me modernen nga duart e profesionistëve të rinj në fushën e dizajnit.
Kjo vajzë e re nga qyteti më jugorë në Mal të Zi, arriti që me punën dhe talentin e sajë fillimisht të kalojë fazën e parë të këtij konkursi, duke u zgjedhur me mesin e 35 të preferuarve të jurisë profesioniste, nga 400 konkurentë sa kishin aplikuar në fillim.
Suksesi i dizajneres Mahmudije Nimanbegu nuk përfundon me kaq , pasi që siç duket veshja tradicionale e Ulqinit , dhe mënyra në të cilën ajo e ka miksuar me modernen ka lënë mbresa pozitive tek juria , duke u përzgjedhur të jetë një nga dhjetë finalistët e “MUZA COMPETITON”.
Juria përbëhet nga: Andriola Kambo, Valdrin Sahiti, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha, Adriana Matoshi, Rudina Magjistari, Enada Nikolla e Helidon Haliti.
Përveç se për Dijen (Mahmudijen) si dizajnere e re, pjesmarrja në këtë konkurs dhe kalimi në finale është njëherësh një afirmim shumë i mirë për Ulqinin si destinacion turistik, i cili përveç detit ofron edhe një kulturë të pasur, e cila fatmirësisht po ruhet me fanatizëm nga të rinj të talentuar , si Mahmudije Nimanbegu.
Fituesi/ja e vendit të parë do të shpërblehet me 5000 euro, ndërsa nata finale do të mbahet me 15 Qershor në Sheshin “Skenderbe” në Tiranë.
One Response
Krenare me ULqinaken tone te lumtr e ke emrin e nji gruaje e cile ishte nji nga grat lidere e ma te mencura ne Kalan tone e kisa idol dhe te gjith e pytshin per ndonji vendim