Magjistrali: SANOHET EROZIONI NË KRRUÇ

KrrucPrej sot në rrugën magjistrale Ulqin-Tivar, në vendbanimin Krruç, mund të lëvizet në dy korsi.

Mbas dy muajsh punë, kompania “Bemax” dhe “Yu briv” shumë suksesshëm e kanë kryer rikonstruktimin e rrugës, e cila shpesh ishte e prishur për shkak të erozionit të tokës.

Kënaqësinë për punën e kryer e shprehen në vendngjarje ministri i komunikacionit dhe detarisë në Qeverinë e Malit të Zi Ivan Brajoviq, drejtori i Drejtorisë për komunikacion Savo Paraça, kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti me bashkëpunëtorë.

Duke konstatuar se në këtë punë drejtoria për komunikacion ka investuar rreth 450 mijë euro, Brajoviq tha se deri në fund të vitit do të fillojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës prej Krythës në Anë të Malit deri në Ulqin, e me shumë mundësi edhe të rrugës Rashtish-Ostros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi