Rrethanat ndërkombëtare në të cilën ndodhet Rajoni, ku konfliktet, tensionet, kriza social-ekonomike, kanë acaruar situatën dhe rrezikojnë destabilizimin dhe sigurinë në rajon , Mali i Zi vazhdon me intensitet me të madh axhendën diplomatike për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut ( NATO) si aleanca më e fortë politiko-ushtarake për sigurinë dhe stabilitetin në botë. Në anën tjetër , Ambasadorët e NATO-s vazhdojnë angazhimin e tyre për ta inkurajuar Malin e Zi për të vazhduar përpjekjet në përmbushjen e të gjitha standardëve për anëtarësim. Realizimi i reformave që kanë si qëllim plotësimin e programit të anëtarësimit në NATO janë kusht për marrjen e ftesës nga Mali i Zi për anëtarësim ne NATO.
Opozita kartën e fundit politike , protestat
Sa i përket opozitës në lidhje më anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ajo është e ndarë në dy pjesë një grup ka mendim ,, negativ’’ dhe ju shërben si taktik politike për një grup të caktuar votuesish, kurse pjesa tjetër ka mendim pozitiv dhe kërkon plotësimin sa më të shpejtë të reformave që kanë të bëjnë më anëtarësimin në NATO. Derisa pozita ka në axhendë plotësimin e kushteve për anëtarësimin në NATO, opozita ka nis një sërë aktivitetesh dhe kombinimesh politike më synim ndërrimin e pushtetit. Anëtarësimi në NATO sipas tyre është thjeshtë një alibi që ka qëllim heqjen e vëmendjes së popullit nga problemet e shumta më të cilën përballën qytetarët nga gjendja e rëndë social ekonomike. Duke u nisur nga kjo me propozim të liderit të Frontit Demokratik, opozita u bashkua rreth idesë për unitet kombëtar më qëllim krijimin e një qeverie teknike gjithëpërfshirëse e cila do organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Por pozita së bashku më partitë e pakicave nuk e pranuan një ftesë të tillë duke argumentuar se pushteti zgjidhet me votë dhe ashtu mund të ndërrohet , si dhe anëtarësimi në NATO dhe BE duhet të jenë tema për të cilat duhet të dialogohet dhe të veprohet së bashku. Pas dështimit për qeveri kalimtare dhe problemeve të shumta që shfaqen në Frontin Demokratik për reformat e brendshme partiake, ndarja e disa subjekteve opozitare , karta e fundit politike për unifikimin e opozitës në Mal të Zi e cila mund të çojë në ndërrimin e pushtetit mbeten protestat.
Sfidat politike në procesin e demokratizimit të Malit të Zi
Referendumi i vitit 2006, dhe shpallja e Pavarësisë së Malit të Zi hapi një kapitull të ri dhe realitet tjetër në skenën politike kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Demokratizimi i Malit të Zi është një proces shumë i vështirë por jo i pamundur. Ajo varet më tepër nga institucionet ndërkombëtare sesa në institucionet kombëtare dhe nga qytetarët që ata përfaqësojnë. Anëtarësimi në NATO dhe rruga drejt integrimeve në BE janë sfidat mbi të cilat duhet të ngrihet politikëbërja e subjekteve politike në Mal të Zi. Reformat politike dhe demokratike, bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal, janë rruga e Malit të Zi drejt demokratizimit.
Shkruan: Sabri Salaj