Mali i Zi-Kosovë: PËRFUNDON DRAFTI PËR PENSIONE

Prishtinë – Podgoricë ,20 shtator- Në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, dy grupet teknike të dy ministrive të punës dhe të mirëqenies sociale, të Podgoricës dhe Prishtinës, më 18 dhe 19 shtator, kanë mbajtur takimin e radhës lidhur me definimin e Marrëveshjes bilaterale për njohjen reciproke të viteve të stazhit që në kohën e shtetit të përbashkët jugosllav.

Z/v ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha , ka njoftuar përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë në Ulqin, përkatësisht në Malin e Zi, se „ e kemi përfunduar Draftin e Marrëveshjes. Tash, sipas procedurave, drafti u shkon ministrive të Jashtme, pastaj Qeverive e qeveria e ato autorizojnë Ministrin për nënshkrim e dokumentit“,- thotë z. Luzha. Ai vë në spikamë se „nuk mund të thuhet saktë se kur do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes, varet se si shkon procedura. Sigurisht nja dy- tre muaj“.

Pensionistët kosovarë në Malin e Zi, shumica absolute e tyre nga Ulqini, shpresojnë se ministri Boshkoviq me bashkëpunëtorët e tij, do ta përfundojnë para Vitit të Ri këtë projekt jetësorë për këta shtetas të Malit të Zi, të cilët me dekada të tëra kanë punuar në ish- ndërmarrjet kosovare. Normalisht, ata presin edhe angazhimin e të gjithë deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi,meqë janë të informuar në hollësira me këtë çështje shumë të ndjeshme të kësaj kategorie të pensionistëve kosovarë, shtetas autoktonë të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca