Mali i Zi Pozitiv ka lajmëruar që të premten, me 5 korrik, do të organizohet “Dita e hapur” me deputetin Dritan Abazoviq.
Deputetët e partisë Pozitive duke u alternuar, në Kuvendin e Malit të Zi, çdo të premte flasin me qytetar, të cilët në kontakt të drejtpërdrejt ju parashtrojnë problemet e veta apo vizionin e vet rreth situatës aktuale në vend.
Qytetarët për bisedë mund të lajmërohen Klubit të deputetëve të partisë Pozitive në numrin 020-404-583, apo nëpërmjet email-it pozitivna@skupstina.me, thuhet nga kjo parti politike.