Analisti kosovar Albinot Maloku deklaroi se “toni kërcënues i kryeministrit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq drejtuar deputetit të Kuvendit malazias, Dritan Abazoviq është akt jo demokratik dhe në shpërputhje me synimet europiane të këtij shteti”.
“Ky akt është primitiv dhe të kujton vërtet se kryetari i qeverisë të këtij shteti, Gjukanoviq është mbetja e fundit e erës millosheviqiane në Mal të Zi”, shtoi ai.
Mediat në Kosovë dhe Shqipëri i kushtuan mjaft vëmendje këtij incidenti në Parlamentin e Malit të Zi me titull “Gjukanoviqi fyen deputetin shqiptar”.