Analisti politik nga Prishtina Albinot Maloku deklaroi që “spektri politik shqiptar në Mal të Zi aktualisht gjendët në udhëkryqet më të ashpra të saj prej pluralizmit politik në vend”.
“Tkurrja e të drejtave individuale e kolektive ndër shqiptaret atje, është në gjykimin tim si pasoj e lidershipit të dobët. Mossuksesi i tyre solli edhe zgjedhjet lokale për Këshilltaret e Kuvendit Komunal të Ulqinit”, vlerësoi ai dhe shtoi që “arsyeja e dhënë për mosfunksionim dhe mossukses të Komunës nga ana e grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) – parti kjo e drejtuar nga kryeministri Millo Gjukanoviq – dhe me mbështetjen edhe të Këshilltarëve tjerë vëmendjen e spektrit politik shqiptar në Mal të Zi do t’a kthejë nga problemet që ata kanë”.
“Politika e tyre e dobët i bëri që të jenë indiferent ndaj mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren”, tha Maloku.