Kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi prim. dr Gani Karamanaga deklaroi që kjo organizatë do ta shënoi 80 vjetorin e lindjes se anëtarit të vetë, prof. dr Simë Gjon Dobrecit.
Manifestimi do të mbahet me 9 gusht 2014, ora 19, në Galerinë e Qendrës kulturore Ulqin.
Për jetën dhe veprën e dr Simës do të flasin drejtori i Qendrës dr Nail Draga, prim. dr Gani Karamanaga, drejtori i Shtëpisë së shëndetit dr Pavle Marnikoviq, prof. Emil Lafe dhe Gjok Dabaj, kurse fjalën përshëndetëse do ta mbajë kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.