Në Qendër për kulturë në Tivar dje është mbajtur manifestimi tradicional i fëmijëve “Me këngë deri në yje”(Pjesmom do zvijezda).
Në këtë manifestim të fëmijëve me të cilin shënohet Dita botërore e fëmiut morën pjesë edhe fëmijët nga foshnjorja e Ulqinit “Arushi Pu”.
Dje, përndryshe, u mblodhën kontributet vullnetare për shkuarjen e një fëmije në një klinikë në Zvicër, si dhe rrobat, mbathjet dhe paketat higjienike për fëmijët nga Shtëpisë “Rinia”(Mladost) në Bijelë.