Me “Old timer grill” e organizuat në Shas, sot ka përfunduar “Old timer Fest – Ulqin 2014”. Në këtë tubim, të shtatin me radhë, janë prezantuar 50 makina të vjetra nga disa shtete të regjionit.
Këtë manifestim tradicional, të cilin e organizon Old timer klub “Olcinium”, e përkrahen Ministria e komunikacionit dhe detarisë, Ministria e punëve të brendshme dhe drejtoria e policisë, derisa financiarisht kanë ndihmuar Komuna e Ulqinit, Organizata turistike, Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare, Federata Auto-moto e Malit të Zi, si dhe një sërë sipërmarrësish nga Ulqini dhe Tivari.
Sipas fjalëve të kryetarit të klubit Dasho Draga, në Mal të Zi së shpejti do të bihet ligji për old tajmera.