Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) ka njoftuar se prej vitit 2005 e deri në fund të vitit 2013 humbja e pambuluar e Kripores është rritur për 7,7 milion euro. Shtinte
Në këtë periudhë këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin e ka drejtuar Eurofondi, të cilin e kontrollon biznesmeni Veselin Baroviq.
MANS thotë se paketën fillestare të aksioneve Baroviq e bleu për rreth 800 mijë euro dhe se atëherë fillojë procesi i shkatërrimit sistematik të Kripores nëpërmjet veprimeve të dëmshme biznesore dhe huamarrje kreditore.
Shtohet që si hipotekë për kreditë tek Prva banka dhe CKB-ja janë shfrytëzuar basenet e kripës të cilët asnjëherë nuk ishin në pronësi të Eurofond-it, por vetëm të drejtën e shfrytëzimit për organizim të prodhimit të kripës.