Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) ka vlerësuar si farsë vendimin e Gjykatës kushtetuese që të pranojë kërkesën e Eurofondit dhe të iniciojë procesin e vlerësimit të pajtueshmërisë me Kushtetutë dhe ligj të Vendimit për ndryshime dhe plotësime të Planit hapësinor të Malit të Zi.
Kuvendi i Malit të Zi në verën e vitit 2012 solli vendimin që zona e Kripores nuk mund të jetë tokë ndërtimore.
Nga MANS-i theksojnë se për këtë arsye Parlamenti shtetëror duhej t’ia vente pikën këtij rasti në mënyrë që do të hetojë privatizimin dhe do të vërtetojë përgjegjësinë individuale të atyre të cilët Kriporen e shitën për pak para, duke mos e detyruar pronarin e ri të investojë në prodhim dhe të mirëmbajë ekosistemin.
Përfundohet se vetëm me përpjekjet e sektorit joqeveritar dhe të Ambasadës gjermane Kriporja u shpëtua nga zhdukja.