Analiza juridike të cilën e punojë Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka treguar se nuk ka pengesa për zgjidhje ligjore të mbrojtjes së Kripores, shkruan “Dan”.
Gazeta citon zëvendës drejtorin e MANS-it Dejan Millovac i cili tha se nuk ekziston asnjë arsye, përveç interesit të përfitimit të vëllait të kryeministrit Millo Gjukanoviq, që kjo zonë të vendoset nën mbrojtje të veçantë dhe të sillet plani me të cilin kjo çështje do të zgjidhet në afat të gjatë dhe në interesin publik.
Ai tha se fjalori të cilin e përdorin zyrtarët e Qeverisë tregon se ato janë të dedikuar në synimin e betonimit të Kripores, duke e hekur këtë hapësirë një herë e përgjithmonë nga harta e habitateve të vlefshme natyrore në Europë.
Millovac shtoi se bëhet fjalë për skenar korruptiv dhe ftoi prokurorin kompetent që sa më parë të hap rastin e shitjes së Kripores dhe hipotekave të vendosura në mënyrë të paligjshme.