Qendra hulumtuese e MANS-it ka deklaruar që ish udhëheqësia e komunës së Ulqinit në finish të fushatës për zgjedhje lokale ka dakorduar pagesën e 50 mijë euro për kompensimin e dëmit për fatkeqësi natyrore nga viti 2008 dhe 2009, shkruajnë “Dnevne novine”.
Siç thuhet, kryetari i atëhershëm i komunës Nazif Cungu më 5 dhjetor ka nënshkruar Marrëveshjen për dinamikën e pagesës së kompensimit personave që kanë pësuar dëme.
Thuhet po ashtu që më 10 dhjetor në bazë të kësaj Marrëveshje janë paguar gati 18 mijë euro, derisa pagesa është lejuar një ditë më vonë. “Pushteti është kujtuar që kompensimin ta pagojë para zgjedhjeve lokale kur sipas recetës së provuar është provuar të ndikohet në votues”, shtojnë nga MANS-i.
Cungu në deklaratën për DN ka pohuar që Marrëveshja është nënshkruar, por theksoi që në të nuk ka asgjë të dyshimtë. “Ato para akoma nuk janë paguar deri në fund, është parashikuar që pagesa të bëhet në disa këste. Ky është borxh që komuna e kishte dhe ne është dashur ta kthejmë”, tha ai dhe theksoi që pagesat nuk kishin asnjë lidhje me zgjedhje.
“Nuk kam kontaktuar me asnjërin nga ato njerëz që në atë mënyrë të kem mundësi të bëj presion politik. Me ta kanë biseduar njerëzit nga OJQ “Biznes klub Ana e Malit”, të cilët iniciuan procedurën për pagesën e mjeteve për kompensimin e dëmit. A është dashur ti ndërpremë këto aktivitete për shkak të zgjedhjeve?”, tha Cungu.
Këtë marrëveshje me Cungun në emër të qytetarëve e ka nënshkruar avokati Loro Markiq.