Nga Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) u njoftua se për shkak të parregullsive dhe lëndimit të të drejtës zgjedhore gjatë ditës së djeshme u dorëzuan dy padi penale për vepra të bëra në Ulqin.
Nuk u tha për cilat parregullsi bëhet fjalë dhe as kush janë personat që u lajmëruan në Prokurorinë speciale shtetërore.
Nga MANS-i ftuan prokurorinë që të njoftojë opinionin për rezultatet e veprimit në bazë të kësaj padie.