MANS: SHTËPIZË NË BUNË KA EDHE ANA KOLLAREVIQ

Rijeka Bojana, Lumi BunaNjë nga arsyet e mungesës së aksionit konkret në ndalimin e ndërtimit të paligjshëm në Bunë qëndron në faktin se ndër pronarët e objekteve pa leje janë edhe një numër i madh i politikanëve, kushërinjtë e tyre, miqtë e afërt, thanë nga MANS-i, ndërsa transmeton gazeta “Dan”.

“Sipas të dhënave nga katalogu i objekteve të përkohshme në Bunë, një nga pronarët e shtëpizës së paligjshme është edhe motra e kryeministrit Ana Kollareviq e cila posedon objektin dykatësh me sipërfaqe të përgjithshme prej 84 metër katror. Objekti ndodhet në parcelën nr. 1142/1, komuna kadastrale Shtoji i epërm e cila   në shtetin e Malit të Zi”, precizuan nga MANS-i.

Në Bunë objekte kanë edhe miku i afërt i kryeministrit Veselin Baroviq dhe njeriu i parë i PDS-së së Ulqinit Loro Nrekiq kundër të cilit MANS-i ka ngritur padi penale për shkak të kyçjes së paligjshme të objekteve në rrymë elektrike dhe për shkak të dyshimit se si drejtor i Elektrodistribucionit të Ulqinit duhet të kishte informacion rreth asaj se sa objekte janë kyçur ilegalisht.

Të dhënat nga katalogu i fundit i objekteve të përkohshme, siç theksuan, tregon se në të njëjtin objekt, me sipërfaqe të përgjithshme prej 123 metër katror, nga 41 metër katror anë ish funksionari policor në Ulqin Sreten Glenxha dhe kolegu i tij nga Drejtoria e policisë, si dhe Vojin Zhugiq, i cili është kushëri i ministrit aktual të financave Radoje Zhugiq. Kjo, vlerësojnë në MANS, ishte arsyeja kryesore për pasivitetin total të Drejtorisë së policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci