Nga Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) kanë njoftuar se shfrytëzimi i paligjshëm dhe menaxhimi joadekuat i të mirave detare është problem i cili zgjat me vite.
“Për këtë arsye është e pabesueshme se si prokuroria kompetente akoma nuk e ka parë të arsyeshme të hetojë punën e kësaj ndërmarrje e cila menaxhon këtë resurs me vlerë”, tha zëvendës drejtori i kësaj organizate të njohur të sektorit civil Dejan Millovac.
Ai thirri Prokurorinë speciale që të hyjë në Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të mirave detare, të bëjë hetimin e përgjithshëm dhe të procedojë të gjithë ato për të cilët ekziston dyshimi që kanë shkelur ligjet dhe rregullat.