MANS: VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE I PRITSHËM, KRIPORJA LËNDË PËR PROKURORI

Dejan MilovacRrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës kushtetuese për Kripore është i pritshëm.

“Shumëçka ka ndryshuar prej vitit 2012. Eurofondi, gjegjësisht kushdo që fshihet pas llogarisë kastodi, nuk do të përfitojë shumë nga ky vendim, sepse ato kanë të vetëm të drejtën e shfrytëzimit të tokës së Kripores. Fakti që Eurofondi me vite ka tentuar të shes diçka çfarë nuk është e tija është e barabartë me krim dhe në këtë kuptim prej kohësh duhej të ishte nën kujdesin e prokurorit kompetent”, tha për “Dan” zëvendës drejtori i MANS-it Dejan Millovac.

Ai theksoi se vetëm shteti mund të vendos se çfarë do të ndodh me Kriporen dhe se tani varet nga vullneti politik i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

Sipas fjalëve të tija, privatizimi i kësaj kompanie dhe mënyra e menaxhimit të Kripore duhet të marrin epilog gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi