Maqedonia e Veriut: Për herë të pare qeverinë do të drejtojë një shqiptar

Sot duhet të votohet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, e cila do të ketë mandat 100 ditor.

Kryeministër i kësaj Qeverie do të jetë Talat Xhaferi.

Ai deri tani ishte kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Për herë të parë, në këtë republikë të ish-Jugosllavisë, qeverinë do të drejtojë një shqiptar.

Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi