Maratona e Pavarësisë: FITUES HAJDAROVIQ DHE SIMOVIQ

maratonaNuk është e thëne që në maratonën e Pavarësisë së Shqipërisë të fitojnë Shqiptarët. Madje, fitues ishin dy Serbë. Ndoshta një sinjal për të tashmen dhe të ardhmen që paqja e harmonia mes këtyre dy vendeve duhet te mbizotëroje dhe e kaluara të shkojë me vitet. Dhjetëra sportistë nga i gjithë Ballkani, e ku shumica ishin shqiptarë të Malit te Zi, Kosovës e Shqipërisë u nisën nga orët e para të mëngjesit nga Ulqini për të mbërritur në sheshin para Bashkisë Shkodër.

Të parët në finish, ku u pritën nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, mbërritën Haris Hajdaroviq në kategorinë e meshkujve dhe Teodora Simoviq, në atë të femrave.

maratona-3“Realisht ishte një gare e vështir megjithëse ishim përgatitur shumë. Është hera e parë dhe ishte diçka e bukur pasi edhe peizazhi gjatë rrugës është i veçantë. Ne të gjithë jemi njësoj dhe nuk ka rëndesi kush fiton, e rëndësishme është mikpritja qe na është bërë”, tha Hajdaroviq.

“Qe ne momentin që dëgjova se do të zhvillohej kjo maratonë aplikova që të marr pjesë dhe u përgatita gjatë. Ia kemi kaluar shumë mirë dhe jemi mikpritur nga Ulqini dhe Shkodra. Sporti është ai qe duhet te na bashkojë”, theksoi Simoviq.

“Maratona e Pavarësime” organizohet për të 5 vit me radhë nga Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Këshillin kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi./TV1 Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa