Me prezantimin e shkrimtarit dhe gazetarit Fran Camaj, mbrëmë në Ulqin ka përfunduar „Kalimera poetike“, e 23 me radhë. Me këtë autor bisedoi Nikollë Berisha, derisa kritikja letrare nga Shkodra Arijeta Frlushkaj ka lexuar punimin e vet mbi veprën e Camajt.
Këtë manifestim të suksesshëm treditorë e organizoi Shoqata e artistëve dhe intelektualëve „Art klub“, me përkrahjen e Fondit për pakica dhe Komunës së Ulqinit, si dhe disa sponzorave.
Sonte me dy programe interesante vazhdon „Skena verore 2015“. Në Kullën e Ballshajve në ora 21 do të hapet ekspozita e artistëve nga Shkodra, ndërsa gjysmë ore më vonë do të luhet shfaqja „Dashnorja“, e teatrit „Dodona“ nga Prishtina.