Këshilltari juridik në Qendrën për arsimim qytetar Boris Mariq ka thënë për “Dan” se Prokuroria e lartë shtetërore duhet të reagojë urgjentisht dhe të procedojë liderët e PDS-së dhe Forcës, Millo Gjukanoviq dhe Nazif Cungu, për shkak të Aneksit 2 të nënshkruar të marrëveshjes së koalicionit.
Me këtë dokument përveç të tjerash, është parashikuar edhe ndarja e funksioneve në administratën shtetërore, gjë që është, siç pohon Mariq, në kundërshtim me ligjin.
Sipas fjalëve të tija, Aneksi 2 është kontestues edhe për faktin se është nënshkruar në momentin kur Qeveria ka legjitimitet kontestues në kuptimin e përkrahjes së diskutueshme të Parlamentit. “Nëse kësaj i shtohet edhe që legjitimiteti është kontestues edhe mbas aferës “Incizimi”, është krejtësisht problematike në rrethana të tilla të nënshkruhen marrëveshjet e koalicionit dhe anekset”, tha Mariq.