Markoviq për komunën e Malësisë dhe Aneksin 2: VETËM ËSHTË DEFINUAR QASJA

Dusko MarkovicLideri i PDS-së dhe Forcës, Millo Gjukanoviq dhe Nazif Cungu, kanë nënshkruar të mërkurën Aneksin 2 të marrëveshjes për koalicionin paszgjedhor, në të cilin nënshkrueset janë detyruar të përgatisin të gjithë aktet e nevojshme ligjore për formimin e komunës së Malësisë-Tuz dhe të ja dorëzojnë Kuvendit të Malit të Zi për miratim.

Në pyetjen e gazetarëve a do të thotë kjo se do të formohet komuna e pavarur e Tuzit, Markoviq tha se në këtë moment nuk ka informacion preciz për këtë.

“Nuk mund të ju them detajet sepse është definuar vetëm qasja”, i tha Markoviq gazetarëve ndërsa transmeton agjencia MINA.

Ai shpjegoi se me Aneks është parashikuar vetëm grumbullimi i dokumenteve në mënyrë që të definohen pozicionet e komunës së ardhshme të Tuzit.

“Siç edhe e keni parë, në Aneks është thënë se është e nevojshme të përgatiten të gjithë aktet juridike në mënyrë që të definohet pozicioni i komunës së ardhshme të Tuzit në mënyrë që të shihet si do të duket kjo gjë”, tha Markoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi