Kryeministri Dushko Markoviq ka kërkuar veprim urgjent për çështjen e ndërtimit pa leje në Mal të Zi, duke theksuar këtu shembullin e Ulqinit, thuhet në informatën nga takimi i Qeverisë së Malit të Zi.
Siç theksohet, Qeveria ka miratuar përfundimin punues me të cilin obligohet nënkryetari për sistem politik, politikë të brendshme dhe të jashtme të formojë trupin punues në të cilin përveç përfaqësuesve të ministrisë kompetente do të jenë edhe anëtarët e Drejtorisë për punë inspektuese, Prokurorisë dhe vetëqeverisjeve lokale në mënyrë që të koordinohen aktivitetet, e të veprohet në mënyrë efikase.
Kryeministri theksoi se nuk sheh prioritet më të madh nga veprimi në këtë drejtim, shtohet në kumtesë.