Maroviq: KOALICIONIT TË RI NË ULQIN I DËSHIROJMË SUKSES

Svetozar Marovic, Svetozar MaroviqNënkryetari i Partisë demokratike të socialistëve Svetozar Maroviq ka deklaruar që partia e tij me partitë e Shqiptarëve ka përkushtim të përhershëm ndaj vlerave të përbashkëta të Malit të Zi qytetarë, multietnik dhe demokratik.

Ai vlerësoi që çështja e koalicionit lokal në atë qytet është çështje e cila është pasoj e marrëveshjeve demokratike në atë nivel dhe në asnjë mënyrë nuk mund të rrezikoi cilësinë e marrëdhënieve në nivel shtetëror dhe në fusha tjera të bashkëpunimit, pavarësisht nga individët që ekzistojnë në çdo popull apo parti dhe të cilët, siç tha, për momentin përparësi i japin pritjeve apo interesave të veta personale. “Edhe pse jemi gjatë të bindur që pa pjesëmarrje në pushtet të listës shumicë të PDS-së nuk do të jetë i mundur përparimi dhe zhvillimi i pritur dhe i dëshiruar i Ulqinit dhe jeta më e mirë e të gjithë qytetarëve, ne koalicionit të ri i dëshirojmë suksese në punën e tyre”, tha Maroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi