Maroviq: RESPEKT I PLOTË PËR SHQIPTARËT NË MAL TË ZI

Svetozar Marovic, Svetozar MaroviqNënkryetari i Partisë demokratike të socialistëve Svetozar Maroviq ka thënë sot se paralajmërimi i protestave për shkak të vizitës së nënkryetarit të Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi është tentim i kthimit në të kaluarën dhe ngritja e tensioneve nacionale ndaj përfaqësuesve politik të popujve tjerë, të cilët jashtëzakonisht shumë i kanë kushtuar regjionit.

Ai tha se Mali i Zi dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe shtoi se Mali i Zi e ka pranuar Kosovën dhe që respekton realitetin e institucioneve të Kosovës.

“Me respekt të plotë të Shqiptarëve në Mal të Zi, si subjekt i rëndësishëm të stabilitetit qytetar dhe tolerancës nacionale, shteti po punon me institucionet e Kosovës në forcimin e pozitës kushtetuese të Malazezve në Kosovë”, theksoi Maroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi