Mbeturinat nga koshat e mbushur plotë sot do të hiqen, është marrëveshja të cilën kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka arritur me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike Veprimtari komunale dhe sindikatën e kësaj kompani.
Siç mëson Portali Ul-info, komuna do të paguajë mjetet e caktuara “Pastrimit” në mënyrë që të shlyhen borxhet ndaj punëtorëve. Ato pohojnë që nuk kanë marrë 3,5 paga.
Për shkak të koshave të plehrave të mbushur plotë janë ankuar hotelierët e Ulqinit të cilët theksojnë që kjo nuk është fotografi e mirë për qytetin në fillim të sezonit.