Marrëveshja e kryeministrave: NGA ULQINI NË BEOGRAD MË SHPEJT NËPËR TIRANË DHE PRISHTINË

Edi Rama, Aleksandar VucicKryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq, në 15 ditët e ardhshme do të nënshkruajnë protokollin në mes dy shteteve, ndërsa i tërë projekti I ndërtimit të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë-Tiranë-Durrës ka vlerë prej një miliard eurosh, tha nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorana Mihajlloviq.

Ajo për RTS tha se autostrada Nish-Merdare-Prishtinë-Tiranë-Durrës është shumë e rëndësishme sepse lidh tërë regjionin.

“Bëhet fjalë për bashkimin dhe stabilitetin politik të tërë regjionit pa të cilin nuk mund të flasim për stabilitetin ekonomik. Kjo autostradë është e rëndësishme sepse lidh regjionin, ndërsa për ne konkretisht është e rëndësishme sepse do të dalim në det nëpërmjet porteve shqiptare”, shtoi Mihajlloviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi