Drejtuesit e shtabit të përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë gjeneral Jeronim Bazo dhe Malit të Zi admiral Dragan Samarxhiq janë dakorduar që gjatë vitit 2016 të fillojnë procesin e planifikimit të stërvitjes së përbashkët, e cila në vitin 2017 do të realizohet në rajonin e Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, me skenarin e reagimit në rast të katastrofave natyrore dhe artificiale.
Është vlerësuar se ekziston hapësira për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informatave për situatën në det dhe parandalimin e ndotjes në det.
Bazo dhe Samarxhiq poashtu janë pajtuar se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet jo vetëm për shkak të NATO integrimeve të Malit të Zi, po edhe për arsye të marrëdhënieve të mira fqinjësore.