Komuna e Ulqinit, Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” dhe Shkolla e latë për turizëm dhe menaxhim nga Konjici (BdheH) kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Institutit për hoteleri në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Pritet që ky institucion i arsimit të lartë të fillojë punën jo më vonë se në tetor, gjegjësisht mbasi që të marrë lejen nga ministrit në Qeverinë e Malit të Zi.
Qëllimi i Institutit, të cilit hapësirat për punë do të ja jap “Riviera e Ulqinit”, do të jetë profesionalizimi i personave për punë në turizëm dhe hoteleri.
“Mendojmë se kjo është gjë e mirë për formimin e kuadrove, sepse në Ulqin nga viti i ardhshëm do të nis ndërtimi i hoteleve më të mëdhenj”, thanë nënshkruesit e kësaj marrëveshje.