Këtë pranverë në Ulqin do të qëndrojë delegacioni prej rreth 30 sipërmarrës të njohur nga Turqia, është dakorduar në takimin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesit të Ambasadës së Republikës së Turqisë.
Siç mëson Portali Ul-info, për ardhjen e investitorëve të cilët kryesisht janë të mbledhur në shoqatën e kompanive hotelerike të Turqisë, sidomos insiston ministri i punëve të jashtme Mevlut Çaushoglu, i cili nga mesi i vitit të shkuar ka qëndruar në Ulqin. Si ekspert për turizëm, ai ishte i magjepsur me potencialet natyrore të kësaj komunë, sidomos të Plazhit të madh.
Përfaqësuesit e Ambasadës njëkohësisht i kanë thënë Gjekës që përshëndesin hapat të cilët komuna e Ulqinit i ka ndërmarr për qiradhënien e tokës për akva-park në Shtoj, i cili pritet të fillojë të ndërtohet në fund të shkurtit.









