Javën e ardhshme duhet të nënshkruhet marrëveshja politike e pushtetit dhe opozitës për qeverinë kalimtare.
Me këtë dokument është parashikuar që përfaqësuesi i opozitës të kontrollojë në baza ditore vendimet financiare dhe marrëdhëniet punuese-juridike në vetëqeverisjet lokale.
Kështu edhe në Komunë të Ulqinit do të emërohet përfaqësuesi i opozitës i cili do të ketë kompetenca të veçanta dhe qasje ditore në të gjithë kartat analitike dhe shpërndarjen e të gjithë llojeve të ndihmës sociale, si dhe punësimet në organet dhe shërbimet e administratës lokale në periudhë të caktuar dhe të pacaktuar.
Marrëveshja parasheh që në të gjithë këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike të jetë nga një përfaqësues i opozitës, me kompetenca të veçanta.