Marrëveshja: PA RESTRIKSIONE TË UJIT GJATË SEZONIT NË ULQIN

saopstenje 300415 (1)Ndërmarrja publike “Ujësjellësi regjional”, NP “Ujësjellës dhe kanalizime – Ulqin” dhe komuna e Ulqinit kanë nënshkruar sot në Budve marrëveshjen për furnizimin me ujë gjatë sezonit të ardhshëm turistik.

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka shprehur kënaqësinë e nënshkrimin e marrëveshjes dhe ka falënderuar drejtorin ekzekutiv të NP “Ujësjellësi regjional” Goran Jevriq në mirëkuptim për, siç thotë ai, mundësit momentale financiare të komunës, por edhe për detyrimet e papaguara të komunës. “Këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë dhe forcojmë në periudhën e ardhshme për të mirën e qytetarëve të Ulqinit. Më e rëndësishmja është se marrëveshja është garanci që komuna e Ulqinit këtë sezon, njëjtë si vitin e kaluar, nuk do të ketë mungesa të ujit”, shtoi ai.

Drejtori Jevriq tha se është veçanërisht i kënaqur për faktin se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është përmbyllur çështja e furnizimit me ujë për të gjithë komunat në Bregdetin malazez gjatë sezonit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi