Shqipëria dhe Mali i zi kanë firmosur dje marrëveshjen për njohjen e ndërsjellët të lejeve të drejtimit.
Siç raporton Shekulli, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi Igor Luksiç.
Njohja për herë të pare e lejeve të drejtimit kombëtar me Malin e Zi sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive. Kjo proçedurë u krijon shtetasve shqiptarë mundësinë të punësohen si drejtues mjeti në Malin e Zi, me të drejta të barabarta me shtetasit malazez, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë.