Marrëveshja: SË SHPEJTI DREJTUESI I RI NË KRIPORE

Kriporja, Solana 1Ndërmarrja publike “Parqet nacionale të Malit të Zi” mund të marrë gjatë këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm drejtimin e Kripores në periudhën 12 mujore, shkruan “Vijesti”.

Administratori i falimentit në këtë fabrikë më të vjetër në Ulqin Ognjen Jovoviq ka thënë se negociatat për këtë janë në fazën finale.

Ai theksoi se akoma nuk kishte bisedime rreth prodhimit të mundshëm të kripës duke shtuar se shpreson që edhe rreth kësaj do të arrihet marrëveshja.

“Deri tani theksi në negociata ishte mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ruajtja e biodiversitetit”, tha Jovoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi