Marshi kundër hulumtimit të naftës: TË PREMTEN NË MËNGJES NIS NGA PLAZHI I VOGËL

SOS (1)Rrjeti “SOS për Montenegro” ftoi prapë qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile që ti bashkëngjiten në marshin protestues kundër hulumtimit të naftës dhe gazit në nëndet.

Marshi protestues nis nesër, të premten, në ora 7 nga Plazhi i Vogël në Ulqin, dhe përfundon të hënën në Herceg Novi.

“Nga Qeveria kërkojmë që të vendosin moratorium dhe të ndalojnë procesin e paralajmëruar të hulumtimit të hidrokarbureve”, thanë organizatorët.

Anija për hulumtim, me gjatësi 117 metër, mbërrin të shtunën në detin e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi