Nga Shoqata “Martin Scheider Jacoby” u njoftua se të enjten, në programin e festivalit “Skena Verore”, me fillim në ora 21, në Kala do të organizohet ekspozita e fotografive.
Tema e ekspozitës është “Pasuritë natyrore të Ulqinit”, e cila është pjesë e aktiviteteve në “Javën e mbrojtjes së mjedisit jetësor”.
Fotografitë janë vepër e Adrian Peroviqit dhe Zenepe Likës.