Martinoviq: RRUGËTOVA PËR 24 SHEKUJ PËR TA RIGJETUR TEUTËN

Shkrimtari i shquar malazez Mirash Martinoviq është një shembull i dashurisë, respektit, bashkëndjenjës dhe lidhjes ndërmjet popujve, i cili në radhën e dhjetëra librave me tema antike e ka edhe romanin Teuta, kushtuar mbretëreshës ilire. Nëpërmjet ketij romani Martinoviq kthehet 24 shekuj prapa në kohë, atje ku bashkohen popujt e Ballkanit. Ndërsa lehtësim në rrugëtimin e tij ishin një ekip arkeologësh polakë, të cilët pas gërmimesh 12-të vjeçare në Rizon (Risan) zbuluan një qytet; njëri ndër selitë e mbretëreshës Teuta dhe vendi, ku ajo u pa për herë të fundit, rrëfen Martinoviq.

“Kur dëgjova emrin Teuta, m´u duk si një enigmë, e cila thërret të nisem në kërkim të saj. Dhe unë iu përgjigja kësaj thirrjeje dhe udhëtova nëpër 24 shekuj. Para 2 vjetë ky ekip arkeologësh gjeti një unazë gruaje, e cila mund të jetë e mbretëreshës Teuta. Dhe teksa mbaja në shuplakë atë unazë të artë me gurë të çmueshëm e diamante dhe me një figure mbretërore, unë paramendoja gishtrinjtë, të cilët e kanë mbajtur dhe pata ndjenjën se ajo dorë po shtrihet urë ndërmjet nesh dhe atyre, që jetuan përgjatë këtyre shekujve. Ajo na thotë të shtrëngojmë duart dhe të njihemi, sepse kjo është pasuri, diversitet dhe autenticitet. Ndërsa nga vizita në Kosovë dhe takimi me njerëz të përzemërt dhe zemërhapur, unë fillova të besoj se ai simbol i Teutës më ka gjetur mua, ngaqë ka dashur ringjalljen. Dhe unë e kam ringjallur atë nëpërmjet libri tim: “TEUTA”. (DW)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi