Mavriq për “rastin Parking”: FITUAM SHËMTIRË EDHE MË TË MADHE

Xhenan MavriqNënkryetari i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv Xhenan Mavriq ka deklaruar që projekti për ndërtimin e gjashtë parkingjeve në Ranë do të kishte kuptim sikur për të mos të ishin shpenzuar njëqind mijë euro. “Në vend të shëmtirës urbane kemi fituar shëmtirë më të madhe”.

Sipas fjalëve të tija, duke respektuar projektuesit që e planifikuan, ky duhet të kalonte nëpër ndonjë shqyrtim publik dhe njoftim të opinionit me funksionin dhe pamjen e objektit. Ai shtoi që për një kohë të gjatë nuk është ditur çfarë punohet aty, sepse tabela në këtë vendndërtimi nuk është vendosur më shumë se një gjysmë viti.

“Duke filluar nga rrethi e deri tek ky objekt i famshëm, mund të befasoheshin turistët dhe vendasit çfarë kishin mundësi të shihnin: parkingjet e zëna me tavolina, karrige, arka, bile edhe me gurë të çmuar historik të cilët zvarriteshin nëpër asfalt, pastaj objektet e përkohshme për krepa, kallamboq dhe të ngjashme”, tha Mavriq duke theksuar që “e kupton që çdo kush tenton të fitojë për një muaj sa më shumë, por kjo me siguri nuk është mënyra e drejtë”.

Ai vlerësoi që me këtë sjellje ndaj hapësirës vetëm prishet fotografia e një qyteti të bukur, modern i cili së bashku me Çarshi duhet të përmbyll një histori tërheqëse. “Në këtë mënyrë vetëm kemi treguar që ne të gjithë kemi çdo gjë vetëm nuk dimë dhe nuk dëshirojmë në mënyrë të drejtë ta shfrytëzojmë”, përfundoi nënkryetari i KK MZ Pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…