Mavriq shpërthen kufijtë lokal: WHTKD OFRON BASHKËPUNIM

IMG_3919Artisti i pavarur Gëzim Mavriq vazhdon me realizimin e klipeve të tija të shkurtër të cilët në mënyrë më të mrekullueshme paraqesin bukuritë e Ulqinit.

Madje, njëri nga këto incizime tërhoqi vëmendje e producentit të njohur të zhanrit deep house, WHTKD, hiti i të cilit “Say to me” kishte afër 74 milion klikime në platformën e njohur “YouTube”.

“E përdora një pjesë të këngës së tij në njërin nga klipet e mija. Imazhet e Ulqinit, të xhiruara kryesisht me drone, i pëlqyen tej mase. Më ofroi bashkëpunim për një nga projektet e tija të radhës dhe më dha liri të plotë të shfrytëzimit të të gjitha këngëve të tija për xhirimet e mija të ardhshme”, pohoi Mavriq.

Gëzimi mendon që kjo formë moderne e marketingut në turizëm është shumë e suksesshme dhe, çka është e rëndësishme, kushton më pak se format konvencionale që vazhdojnë të përdoren në Ulqin.

“Madje mendoj se kjo mënyrë e reklamimit turistik të destinacionit është më efikase se vizita në panairet e turizmit”, përfundoi Mavriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…