Mbahen trajnimet me përfaqësuesit e bashkësive lokale: Të punojmë së bashku për të arritur qëllimin

Në hotelin “Nobel” në Ulqin, Instituti Punta ka organizuar dy punëtori njëditore me bashkësitë lokale të komunës së Ulqinit.

Me atë rast, ligjëruesi Marko Pejoviq foli për Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës, Vendimin për bashkësitë lokale, të drejtat dhe mundësitë e tyre, si dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në bashkësitë lokale. Në punëtori morën pjesë përfaqësues të bashkësive lokale, të cilët prezantuan përvojat e tyre, si dhe problemet me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme.

Qëllimi i trajnimeve ishte përmirësimi i njohurive për vetë bashkësitë lokale, si dhe fuqizimi i rolit të tyre në nivelin lokal. U fol edhe për rëndësinë e aktivizmit qytetar, por edhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në shqyrtime publike dhe vendimarrje. Nëpërmjet shembujve të praktikave të mira dhe të këqija, u hap një diskutim i ndërsjellë, i cili gjithashtu kontribuoi në përvetësimin e njohurive të reja.

Përfaqësuesit e bashkësive lokale të Ulqinit theksuan domosdoshmërinë e koordinimit më të madh të vetëqeverisjes lokale me ta, por edhe domosdoshmërinë e sigurimit të objekteve të tyre për punë.

Fotografitë nga trajnimi mund t’i shikoni duke klikuar në KËTU.

Projekti “Qytetarisht dhe vullnetarisht – politika gjinore aktive për Ulqinin!”, që zbatohet nga Instituti Punta, u mbështet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formësimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi