Mbahet edicioni i 11-të “Kupa Pavarësia 2023″: NË DURRËS EDHE “OTRANT OLYMPIC”

Me moton “Të festojmë së bashku” në organizim të Shoqatës Vllaznimi që drejtohet nga Idris Gashi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në Durrës, për të 11-n herë me radhë organizohet Turneu gjithëkombëtar i futbollit për grup-moshat e reja “Kupa Pavarësia 2023″.

Në këtë Turnir tradicional marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe nga Lugina e Preshevës e Bujanocit.

Siç deklaroi koordinatori i këtij aktiviteti Heraj Lisaku, “Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë e Durrësit prej vitesh organizojnë turneun gjithëkombëtar “Kupa Pavarësia”.

Turneu i futbollit për fëmijë i kthyer tashmë në traditë në qytetin e Durrësit, do të mbledhë rreth 50 ekipe nga të gjitha trevat Shqipfolëse me rastin e festive kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit. Me sloganin “Të festojmë së bashku” nga të gjitha trevat shqipfolëse, shoqata jonë ka për qëllim bashkimin e fëmijëve Shqiptar kudo që ndodhen ata. Durrësi për ta do të jetë Shtëpia e Madhe e pritjes për dy ditë me radhë në datat 24 dhe 25 nëntor“, tha Heraj Lisaku.

Sipas organizatorit, kësaj radhe do të marrin pjesë ekipe të grupmoshave: U-9 të lindur në vitin 2013/2014 dhe U-11 të lindur në vitin 2011-2012 dhe U-13 të lindur në vitin 2013-2014.

Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse organizator do të ndaj Kupa në shenjë të respektit për festën gjithëkombëtare.

Në Durrës do të marrë pjesë edhe KF “Otrant Olympic” me tre grupmosha, nën udhëheqjen e trajnerave Arjan Senika, Fatmir Mollabeqiri dhe Meto Divanoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi