Në ndërtesën e Komunës së Ulqinit të hënën u mbajt Kuvendi i Organizatës Turistike, të cilën e udhëhoqi kryetari i Komunës Aleksandër Daboviq.
Kuvendi i këtij institucioni ka miratuar Planin dhe Programin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2022.
U lavdëruan masat të cilat udhëheqësia e Organizatës Turistike ka ndërmarr që sezoni i kaluar të jetë i suksesshëm, me pritshmëri që sezoni 2022 do të jetë i bereqetshëm në rivierën e Ulqinit.